Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, një viktimë dhe 153 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 2.784 mostra të dyshuara me COVID-19

Agim Sulaj   | 08.05.2021
Kosovë, një viktimë dhe 153 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se si pasojë e koronavirusit (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit ka humbur jetën një person, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 2.203, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 153 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, numri i tyre ka shkuar në gjithsej 106.345 raste.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 2.784 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 552.070 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 327 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 97.384 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.758.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın