BALLKANI

Kosovë, ministri i Brendshëm Sveçla zhvilloi takim me ambasadorin e Turqisë

Ministri Sveçla ka njoftuar ambasadorin Sakar me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke nënvizuar se “luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsioni janë kryefjala e kësaj qeverie”

Agim Sulaj   | 26.04.2021
Kosovë, ministri i Brendshëm Sveçla zhvilloi takim me ambasadorin e Turqisë Foto: Ministria e Punëve të Brendshme

Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Çagri Sakar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton MPB, ministri Sveçla ka falënderuar ambasadorin turk për partneritetin dhe ndihmën që Turqia i ka ofruar në vazhdimësi Kosovës.

Gjatë takimit ministri Sveçla ka njoftuar ambasadorin Sakar me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke nënvizuar se “luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsioni janë kryefjala e kësaj qeverie”.

Ambasadori i Turqisë, Sakar e ka uruar ministrin Sveçla për marrjen e detyrës, teksa ka shprehur përkushtimin e shtetit të tij, Turqisë, për vazhdimin e bashkëpunimit me shtetin e Kosovës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın