BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, me 3 raste të reja, numri i të infektuarve me koronavirus rritet në 94

“Rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilave me vendbanim në Prishtinë dhe një me vendbanim në fshatin Kijevë (Malishevë)”, njofton IKSHPK

Agim Sulaj   | 29.03.2020
Kosovë, me 3 raste të reja, numri i të infektuarve me koronavirus rritet në 94

Prishtinë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka bërë të ditur se me tri raste të reja të diagnostikuara me koronavirusin e ri (COVID-19), numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 94, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç ka njoftuar IKSHPK, vetëm sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar 45 mostra, ndërsa prej tyre tri kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilave me vendbanim në Prishtinë dhe një me vendbanim në fshatin Kijevë (Malishevë)”, njofton IKSHPK.

Nga data 8 shkurt, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 1.082 mostra të dyshimta me COVID-19 dhe prej tyre, pozitive kanë rezultuar gjithsej 94 raste, me një rast të vdekjes dhe një pacient të shëruar.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e të infektuarve me koronavirusin, ku deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.080 kontakte të rasteve.

Në të njëjtën kohë, tri raste të tjera me COVID-19 janë konfirmuar në komunitetet serbe në Kosovë, një në Komunën e Graçanicës, një rast në Mitrovicën e Veriut dhe një në Leposaviq dhe që të tre janë transferuar në Nish për trajtim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın