BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, me 21 raste të reja rritet në 1.025 numri i të infektuarve me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë 10 raste të reja kanë rezultuar të shëruar nga koronavirusi, ndërsa deri më tani në nivel vendi janë shëruar 782 raste

Agim Sulaj   | 22.05.2020
Kosovë, me 21 raste të reja rritet në 1.025 numri i të infektuarve me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 21 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19), duke çuar në 1.025 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), nuk është raportuar ndonjë rast i ri i që ka përfunduar me vdekje nga ky virus, por 10 raste të reja kanë rezultuar të shëruar, ndërsa deri më tani në nivel vendi janë shëruar 782 raste.

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 267 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga 8 shkurti i këtij viti gjithsej janë testuar 12.818 mostra.

Rastet e reja pozitive janë raste kontakti nga komuna të ndryshme të Kosovës, nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në komunën e Prizrenit.

Në Kosovë deri më tani nga koronavirusi 29 raste kanë përfunduar me vdekje, të cilët sipas autoriteteve shëndetësore "kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın