BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, mbi 2 mijë viktima nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 3.788 mostra të dyshuara me COVID-19

Agim Sulaj   | 13.04.2021
Kosovë, mbi 2 mijë viktima nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 12 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 2.008, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), edhe 494 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, numri i tyre ka shkuar në gjithsej 98.835 raste.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 3.788 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 482.413 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 1.009 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 83.591 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.236.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın