BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 8 viktima dhe 498 të infektuar me COVID-19 në 24 orë

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 2.835 mostra të dyshuara me COVID-19

Agim Sulaj   | 17.04.2021
Kosovë, 8 viktima dhe 498 të infektuar me COVID-19 në 24 orë

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 8 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 2.061, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), edhe 498 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, kurse numri i tyre ka shkuar në gjithsej 101.153 raste.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 2.835 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 496.611 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 641 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 86.483 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.609.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın