BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 3 viktima dhe 426 të infektuar nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 3.454mostra të dyshuara me COVID-19

Agim Sulaj   | 27.02.2021
Kosovë, 3 viktima dhe 426 të infektuar nga COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 3 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 1.595, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), edhe 426 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në gjithsej 68.777 raste.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 3.454 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 303.652 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 205 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 59.643 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.539.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın