BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 2 të vdekur dhe 61 raste të reja me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot nëpërmjet rrjeteve sociale bëri të ditur se Kosova po përgatitet për çdo skenar të mundshëm në përballimin e pandemisë

Agim Sulaj   | 20.09.2020
Kosovë, 2 të vdekur dhe 61 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 2 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur duke e çuar në 613 numrin e viktimave nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 61 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 15.063.

Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 464 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 62.011 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 119 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 12.570 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.880.

Dje, megjithëse IKSHPK raportoi se numri i të vdekurve ka shkuar në 614, ka lëshuar sqarim pas njoftimit se 3 pacientë në momentin e fundit kanë rezultuar negativ nga COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot nëpërmjet rrjeteve sociale bëri të ditur se Kosova po përgatitet për çdo skenar të mundshëm në përballimin e pandemisë, ndërsa tha se ditëve në vijim do të bëhet gati “Spitali për COVID-19” me 500 shtretër në Prishtinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın