Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 195 raste tjera dhe 2 të vdekur nga COVID-19

Që nga shpërthimi i pandemisë, vendi ka kryer 749.128 teste të dyshuara për COVID-19, prej të cilëve 109.039 persona rezultuan pozitiv

Zylfije Adem Jakupi   | 05.08.2021
Kosovë, 195 raste tjera dhe 2 të vdekur nga COVID-19

Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 195 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) nga gjithsej 3.730​​​​​​​ mostra të dyshuara të testuara për virusin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve po ashtu është rritur në 2.270, me dy viktima tjera të regjistruara gjatë ditës së fundit.

Institucionet shëndetësore kanë regjistruar 21 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 105.704 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar të cilët paraprakisht kishin rezultuar pozitiv ndaj virusit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 1.065.

Që nga shpërthimi i pandemisë, vendi ka kryer 749.128 teste të dyshuara për COVID-19, prej të cilëve 109.039 persona rezultuan pozitiv.

Në 24 orët e fundit, vendi ka administruar 9.537 doza të vaksinës kundër koronavirusit. Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit, vendi ka administruar 469.857 doza, nga të cilat 164.290 persona kanë marrë të dy dozat e nevojshme për të luftuar pandeminë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın