BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 19 të shëruar dhe 4 raste të reja me COVID-19

Të enjten në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 332 mostra të dyshuara me COVID-19

Agim Sulaj   | 28.05.2020
Kosovë, 19 të shëruar dhe 4 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore të Kosovës kanë bërë të ditur se edhe katër persona janë diagnostikuar pozitivë me koronavirusin e ri (COVID-19), duke çuar në 1.052 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), nuk është regjistruar ndonjë rast i ri që ka përfunduar me vdekje nga ky virus, por 19 pacientë të rinj kanë rezultuar të shëruar, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 820. 

Të enjten në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 332 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt e këtij viti deri më tani janë testuar gjithsej 14.324 mostra. 

Në Kosovë deri më tani nga koronavirusi me vdekje kanë përfunduar 30 persona, të cilët, sipas autoriteteve shëndetësore, kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın