Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 14 viktima dhe 520 raste të reja me COVID-19

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 646 pacientë të rinj

Agim Sulaj   | 16.04.2021
Kosovë, 14 viktima dhe 520 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se 14 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 2.053, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 520 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus ndërsa numri i tyre ka shkuar në gjithsej 100.655 raste.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 3.230 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 493.776 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 646 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 85.842 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.760.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın