Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 12 viktima dhe 529 të infektuar me COVID-19 në 24 orë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 4.413 mostra të dyshuara me COVID-19

Agim Sulaj   | 11.04.2021
Kosovë, 12 viktima dhe 529 të infektuar me COVID-19 në 24 orë

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 12 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 1.988, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), edhe 529 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në gjithsej 97.996 raste.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 4.413 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 475.417 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 503 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 82.064 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.944.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın