BALLKANI

Komshiç me rastin e Ditës së Shtetësisë: BeH do të ekzistojë për aq kohë sa ne besojmë në të

"Kjo është një ditë e madhe për Bosnjë e Hercegovinën dhe kjo ditë duhet të përkujtohet gjithmonë për rëndësinë e saj në gjithë këtë vazhdimësi historike", tha kryesuesi i Presidencës së BeH-së, Komshiç

Vesna Besic   | 25.11.2021
Komshiç me rastin e Ditës së Shtetësisë: BeH do të ekzistojë për aq kohë sa ne besojmë në të

Sarajevë

Bosnjë e Hercegovina do të jetë për aq kohë sa ne besojmë në të, tha sot kryesuesi i Presidencës së BeH-së, Zheljko Komshiç në kodrën Hum të Sarajevës me rastin e shënimit të 25 Nëntorit - Ditës së Shtetësisë së BeH-së, raporton Anadolu Agency (AA).

"Fatkeqësisht, në BeH gjithmonë ka ca tensione. Fakt është se tani janë të një intensiteti më të fortë", tha Komshiç për AA.

Ai uroi boshnjakët për 25 Nëntorin, Ditën e Shtetësisë së BeH-së. "Kjo është një ditë e madhe për BeH-në dhe kjo ditë duhet të përkujtohet gjithmonë për rëndësinë e saj në gjithë këtë vazhdimësi historike. Nëse nuk do të ishte kështu, ndoshta nuk do të mund të ishte një shtet i pavarur“, tha Komshiç.

Komshiç preku edhe tensionet në BeH dhe gjithçka që shqetëson njerëzit në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit.

"Mund të them vetëm se historia dhe përvoja jonë, përvoja e brezit tonë na mëson se BeH do të jetë për aq kohë sa ne besojmë në të. E megjithatë ne jemi shumë më tepër në këtë vend. Pra, ne do ta kapërcejmë edhe këtë krizë dhe gjithçka çfarë po ndodhë. Fatkeqësisht do të shpenzojmë kohë dhe energji. Në vend që t'i përkushtohemi gjërave të tjera dhe të duhura, ne duhet të përballemi me këtë krizë, e cila aktualisht është politike dhe shpresoj se do të mbetet vetëm politike", tha Komshiç.

Me ngritjen e flamurit shtetëror në kodrën Hum të Sarajevës dhe me intonimin e himnit, mëngjesin e sotëm ka nisur shënimi i 25 Nëntorit – Ditës së Shtetësisë së BeH-së.

​​​​​​​


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın