Bota, BALLKANI

Izraeli raporton mbi 1.700 raste të reja me COVID-19

Sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, që nga 21 shkurti kur për herë të parë u zbulua koronavirusi në Izrael, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 70.582, përfsihrë 509 vdekje

Mahmoud Mohamed Barakat  | 31.07.2020 - Përdıtësım : 01.08.2020
Izraeli raporton mbi 1.700 raste të reja me COVID-19

Kuds

Izraeli ka konfirmuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1.786 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, që nga 21 shkurti kur për herë të parë u zbulua koronavirusi në Izrael, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 70.582, përfsihrë 509 vdekje.

Deri më tani janë shëruar gjithsej 43.813 pacientë, paraprakisht të testuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Që nga shfaqja për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, në mbarë botën janë raportuar mbi 17.3 milionë raste, prej të cilëve afër 674 mijë kanë vdekur. Të dhënat tregojnë se më shumë se gjysma e pacientëve të prekur nga koronavirusi janë shëruar deri më tani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın