BALLKANI

Itali, protesta antiqeveritare në Milano për shkak të përgjigjes së dobët ndaj pandemisë

Disa dhjetëra protestues u mblodhën duke goditur enët dhe shprehën pakënaqësinë me punën e qeverisë italiane

Bedrudin Brljavac   | 10.04.2021
Itali, protesta antiqeveritare në Milano për shkak të përgjigjes së dobët ndaj pandemisë Foto: Piero Cruciatti / AA

Sarajevë

Në qytetin Milano të Italisë, qytetarët organizuan protesta kundër autoriteteve për shkak të përgjigjes së dobët ndaj pandemisë së koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Protest with pans at the headquarter of the Lombardy region in Milan, Italy

Në qytetin Milano të Italisë, qytetarët organizuan protesta kundër autoriteteve për shkak të përgjigjes së dobët ndaj pandemisë së koronavirusit (COVID-19). Disa dhjetëra protestues u mblodhën duke goditur enët dhe shprehën pakënaqësinë me punën e qeverisë italiane. ( Piero Cruciatti - Anadolu Agency )

Disa dhjetëra protestues u mblodhën duke goditur enët dhe shprehën pakënaqësinë me punën e qeverisë italiane.

Ata thanë se autoritetet duhet të bëjnë shumë më tepër në luftën kundër pandemisë në mënyrë që të përballen me këtë murtajë globale.

Protestuesit u përmbaheshin masave të tilla si mbajtja e maskave dhe mbajtja e distancës fizike.

Sipas të dhënave të portalit "Worldometers" në Itali që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 3.736.526 raste me COVID-19 dhe 113.579 viktima. Gjithsej 3.086.586 persona janë shëruar nga koronavirusi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın