BALLKANI

Irlanda siguroi qëndrim të përhershëm për 27 qytetarë të Afganistanit nga Maqedonia e Veriut

Në një deklaratë të qeverisë thuhet se bëhet fjalë për persona të cilët punonin për institucionet demokratike dhe OJQ -të ndërkombëtare në Afganistan dhe ishin nën kërcënim nga qeverisja e re talebane

Abdula Berisha  | 19.10.2021 - Përdıtësım : 20.10.2021
Irlanda siguroi qëndrim të përhershëm për 27 qytetarë të Afganistanit nga Maqedonia e Veriut Foto: Qeveria e Maqedonisë së Veriut

Shkup

Qeveria e Maqedonisë së Veriut informoi se një grup prej 27 shtetasish afganë të cilët qëndronin përkohësisht në vend, në mëngjes nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit u nisën me familjet e tyre për në Dublin, Republika e Irlandës, si destinacion i përhershëm i tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të qeverisë thuhet se bëhet fjalë për persona të cilët punonin për institucionet demokratike dhe OJQ -të ndërkombëtare në Afganistan dhe ishin nën kërcënim nga qeverisja e re talebane.

Qeveria gjithashtu informon se kostot janë mbuluar plotësisht nga organizatat ndërkombëtare.

"Aktualisht janë 442 qytetarë afganë, gra dhe fëmijë nga anëtarë të familjeve të punonjësve të misioneve paqeruajtëse humanitare, demokratike dhe ndërkombëtare, aktivistë të të drejtave të njeriut, përkthyes, studentë dhe bursistë", thuhet në deklaratë.

Qeveria informon se gjatë qëndrimit të tyre, institucionet ofrojnë të gjithë mbështetjen e nevojshme për qytetarët e Afganistanit derisa të sigurohet një transferim në destinacionin e tyre përfundimtar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.