BALLKANI

"Investimi tek të rinjtë paraqet investim në ardhmërinë tonë"

"Investimi tek të rinjtë paraqet investim në ardhmërinë tonë. Potenciali njerëzor mund të jetë vendimtar për zhvillimin tonë duke marrë parasysh resurset e limituara dhe vendndodhjen gjeografike", tha Pendarovski

Husamedin Gina   | 08.11.2019
"Investimi tek të rinjtë paraqet investim në ardhmërinë tonë" ( Husamedin Gina - Anadolu Agency )

Shkup

Me rastin e Ditës Botërore të Shkencës, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, hapi ekspozitën e 40-të jubilare ndërkombëtare "MAKINOVA 2019" dhe ekspozitën “EKONOVA 2019”, në organizim të Unionit të shpikësve dhe autorëve të përparimeve teknike të Maqedonisë - SPATUM dhe Teknikës kombëtare të Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pendarovski, i cili është sponsorizues i manifestimeve, në fjalimin e tij tha se është e nevojshme të punohet sistematikisht për të rritur numrin e inovatorëve të rinj, sepse sipas tij është e rëndësishme që secili që ka potencial dhe krijimtari të arrijë deri te kushtet për realizimin e tij.

"Investimi tek të rinjtë paraqet investim në ardhmërinë tonë. Potenciali njerëzor mund të jetë vendimtar për zhvillimin tonë duke marrë parasysh resurset e limituara dhe vendndodhjen gjeografike. Ajo që është e rëndësishme është se të gjithë që kanë potencial, kreativitet të arrijnë deri te kushtet për perfeksionimin dhe zhvillimin e mëtejshëm", tha Pendarovski, duke shtuar se në interes të shtetit është që shpikësit e Maqedonisë së Veriut ta gjejnë vendin e vet në institucionet dhe subjektet tona shkencore dhe arsimore.

Në ekspozitën ndërkombëtare "MAKINOVA 2019" dhe "EKONOVA 2019" janë paraqitur 113 pjesëmarrës prej të cilëve 75 janë nga Maqedonia e Veriut dhe 38 pjesëmarrës nga Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Serbia, Bullgaria, Republika Sërpska dhe Sllovenia.

Shpikjet, risitë, teknologjitë dhe produktet e reja, avancimet teknike, dizajni industrial, markat tregtare, si dhe krijimtaria hulumtuese-rinore dhe kreative do të ekspozohen deri më 10 nëntor në Muzeun e Qytetit të Shkupit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın