BALLKANI

IHH shpërndan ushqim për migrantët në Bosnjë dhe Hercegovinë

Fondacioni humanitar nga Turqia tha se migrantët mbeten të pambrojtur jashtë për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe kushteve të rënda të dimrit

Kayhan Gül   | 20.01.2021
IHH shpërndan ushqim për migrantët në Bosnjë dhe Hercegovinë Burimi: IHH

Sarajevë

Fondacioni Humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) shpërndau ushqim për migrantët që po luftojnë për të mbijetuar në kushte të vështira në kampin “Lipa”, që ndodhet afër qytetit Bihaç në Bosnjë dhe Hercegovinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shumë migrantë në kampin "Lipa" po përpiqen të mbijetojnë në motin e acartë, ndërsa po bëhen përpjekje për të ngritur çadra të reja në këtë kamp, ​​ku shumë çadra janë bërë të papërdorshme pas një zjarri që shpërtheu në dhjetor të vitit 2020.

Në një deklaratë nga IHH thuhet që pakot ushqimore përfshinin sanduiçe, kroasanë, ujë, kos, fruta dhe ushqim të konservuar, të cilat u shpërndanë për migrantët që po jetojnë në kushte të këqija në kamp.

IHH tha se 2.400 njerëz përfituan nga ushqimet gjatë shpërndarjes dyditore.

Në deklaratë thuhet se migrantët mbeten të pambrojtur jashtë për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe kushteve të rënda të dimrit dhe për këtë arsye përballen me rrezikun ngrirjes. Prandaj, theksohet më tej, IHH do të vazhdojë projektet e shpërndarjes së ushqimit në këtë rajon. 

Situata e fundit në kampin “Lipa”

Kampi “Lipa”, në afërsi të Bihaçit në veriperëndim të Bosnjë dhe Hercegovinës, u bë kryesisht i papërdorshëm pas zjarrit në dhjetor të vitit 2020, ndërsa u vendos që migrantët të transferohen në një rajon tjetër.

Pas reagimit të banorëve lokalë në rajonin ku autoritetet planifikonin të vendosnin migrantët, ata u sollën përsëri në zonën ku ndodhej Lipa dhe çadra të mëdha ushtarake filluan të ngriheshin në të njëjtën pikë.

Ndërsa ishte njoftuar se vendosja e çadrave ushtarake do të vazhdonte për disa muaj më shumë, me fillimin e borës dhe kushteve të ftohta, shumë migrantë në këtë zonë filluan të përballen me kushte të vëshitra.

Shumë migrantë që qëndrojnë në kamp shqetësohen për përkeqësimin e shëndetit të tyre, pasi u duhet të lajnë rrobat e tyre dhe veten në një lumë të vogël afër.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın