BALLKANI

IHH ndihmon të prekurit nga përmbytjet në Kosovë

Pakot ushqimore të dorëzuara për familjet e dëmtuara nga përmbytjet në bashkëpunim me shoqatën humanitare “Gönül Eli” që vepron në Mamushë përfshijnë furnizime si miell, oriz, sheqer dhe vaj gatimi

Eren Beksaç   | 14.01.2021
IHH ndihmon të prekurit nga përmbytjet në Kosovë

Mamushë

Fondacioni Humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) shpërndau pako ushqimore për 80 familje shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga përmbytjet në Komunën e Mamushës, raporton Anadolu Agency (AA).

Pakot ushqimore të dorëzuara për familjet e dëmtuara nga përmbytjet në bashkëpunim me shoqatën humanitare “Gönül Eli” që vepron në Mamushë përfshijnë furnizime si miell, oriz, sheqer dhe vaj gatimi.

Kryetari i shoqatës “Gönül Eli”, Burhan Kryezi, tha për AA se që nga themelimi i shoqatës, përmes fondacioneve të ndryshme nga Turqia janë ndihmuar njerëzit në Mamushë.

Duke deklaruar se katastrofa e përmbytjeve shkaktoi dëme të mëdha financiare në Mamushë, Kryezi tha: "Ata nuk refuzojnë të na ndihmojnë vazhdimisht, qofshin me kurbane, ushqime apo aktivitete të tjera. U kam borxh falënderime gjithë Turqisë dhe fondacionit humanitar IHH”.

Haxhi Mazrek, banor i Mamushës i cili është prekur nga përmbytjet, falënderoi IHH-në për ndihmën.

“Allahu ju bekoftë! Shpresoj që Turqia gjithmonë të jetë mirë”, tha ai.

Siç raportohet, në Mamushë, banorët e së cilës kryesisht merren me bujqësi, pothuajse të gjitha produktet në serra janë përmbytur dhe dëmet materiale janë shumë të mëdha.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın