BALLKANI

Grupi i Grave Sipërmarrëse në ATTSO shpërndan ndihma për fëmijët me aftësi të kufizuara

Gjatë aktivitetit u organizua edhe një program argëtues, ndërkohë e pranishme ishte edhe Ayşegül Erdal Yörük, bashkëshortja e Ambasadorit të Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yöruk

Fatjon Cuka   | 11.05.2021
Grupi i Grave Sipërmarrëse në ATTSO shpërndan ndihma për fëmijët me aftësi të kufizuara Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Nën kujdesin e Grupit të Grave Sipërmarrëse pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri - Turqi (ATTSO) u organizua aktiviteti i ndarjes së ndihmave për fëmijët me aftësi të kufizuara në Tiranë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë aktivitetit të organizuar nën koordinim me Shoqatën Bamirëse Sadakaja e Mëshirës u organizua edhe një program argëtues, ndërkohë e pranishme ishte edhe Ayşegül Erdal Yörük, bashkëshortja e Ambasadorit të Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yöruk, njëkohësisht kryetare nderi e Grupit të Grave Sipërmarrëse në ATTSO.

Yörük në një deklaratë për AA tha se në kuadër të aktivitetit po ndihmojnë 20-25 fëmijë me sindromën down në rajon.

Ajo tha se fëmijët kanë pasur nevojë për gjithçka përfshirë edhe materiale higjienike, duke shtuar se bashkë me ato kanë sjellë edhe lodra edukative që do të plotësojë arsimimin e këtyre fëmijëve.

Yörük më tej duke theksuar se do të vazhdojnë ndihmat dhe mbështetjet e tyre tha se, "Çfarëdo që të kërkojnë fëmijët tanë, si Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë jemi pranë tyre. Me mbështetjen dhe udhëzimet e presidentit tone Recep Tayyip Erdoğan gjithmonë jemi pranë dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim fëmijët e vëllezërve tanë shqiptarë".

Özlem Arman, nënkryetare e Grupit të Grave Sipërmarrëse pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri - Turqi (ATTSO), tha se janë të lumtur që i kanë njohur fëmijët, duke shprehur shpresën se do të vazhdojnë t’i mbështesin.

Kryetari i Shoqatës Bamirëse Sadakaja e Mëshirës, Besar Kastrati, tha se Ambasada Turke çdo herë është kujdesur për personat me aftësi të kufizuara.

Ndihmat përfshinin pako me produkte ushqimore, materiale higjienike, materiale kancelarike dhe lodra të ndryshme për fëmijë të moshave të ndryshme që janë me aftësi të kufizuara.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın