BALLKANI

Greqia siguron strehim të përhershëm për 35 shtetas afganë që qëndruan në Maqedoninë e Veriut

“Grupi përbëhet nga aktivistë të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të grave dhe anëtarë të familjeve të tyre”

Husamedin Gina   | 21.10.2021
Greqia siguron strehim të përhershëm për 35 shtetas afganë që qëndruan në Maqedoninë e Veriut Foto: Qeveria e Maqedonisë së Veriut

Shkup

Tridhjetë e pesë shtetas të Afganistanit, të cilët qëndruan përkohësisht në Maqedoninë e Veriut, sot janë nisur drejt Greqisë, e cila u ka siguruar strehim të përhershëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Grupi përbëhet nga aktivistë të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të grave dhe anëtarë të familjeve të tyre”, tha Qeveria e Maqedonisë Veriore në një deklaratë, duke kujtuar se vendi kohët e fundit u kishte siguruar atyre strehim të përkohshëm si pjesë e një operacioni të madh ndërkombëtar për të ndihmuar personat që punuan në misionet ndërkombëtare humanitare, demokratike dhe paqeruajtëse, aktivistëve të të drejtave të njeriut, përkthyesve, studentëve dhe bursistëve dhe familjeve të tyre nga Afganistani, pas marrjes së pushtetit nga talebanët.

Në vend qëndrojnë 407 shtetas nga Afganistani.

“Institucionet gjatë qëndrimit u ofrojnë gjithë mbështetjen e nevojshme deri në sigurimin e një transferimi në destinacionin e tyre përfundimtar. Shpenzimet mbulohen plotësisht nga organizatat ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın