BALLKANI

Greqi, ndalohet një serb i kërkuar për krime lufte të kryera në vitin 1991

59-vjeçari serb u arrestua javën e kaluar në stacionin kufitar Evzoni, teksa ishte nisur për në Pieria në veri të Greqisë për pushime me gruan dhe vajzën e tij

27.06.2022
Greqi, ndalohet një serb i kërkuar për krime lufte të kryera në vitin 1991 Foto: AA/Arkiv

Athinë

Policia në Greqi ka ndaluar një shtetas serb të kërkuar në Kroaci nën dyshimin për krime lufte të kryera në vitin 1991, transmeton Anadolu Agency (AA).

59-vjeçari serb u arrestua javën e kaluar në stacionin kufitar Evzoni, teksa ishte nisur për në Pieria në veri të Greqisë për pushime me gruan dhe vajzën e tij.

Sipas dokumenteve të prokurorisë kroate, ai akuzohet për pjesëmarrje në një njësi ushtarake që në vitin 1991, gjatë luftës civile në ish-Jugosllavi, shkatërroi infrastrukturën dhe ekzekutoi civilë në qytetet kroate Voçin dhe Hum.

Burri mohon se ka kryer krime lufte dhe këmbëngul se ai ishte një ushtar i zakonshëm që zbatonte urdhrat.

Këshilli i Apelit i Selanikut së shpejti do të vendosë nëse ai do të ekstradohet ose jo.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın