BALLKANI

Grabitet me armë zjarri posta në Nikshiç të Malit të Zi, një i vdekur

Policia po kërkon intensivisht autorët e grabitjes që kryen këtë krim të armatosur mëngjesin e sotëm dhe vodhën një shumë të papërcaktuar parash, njoftoi policia

Adel Omeragic   | 20.10.2021
Grabitet me armë zjarri posta në Nikshiç të Malit të Zi, një i vdekur

Podgoricë

Disa sulmues të maskuar grabitën zyrën postare në Nikshiç të Malit të Zi, gjatë së cilës u vra një punonjës i sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas policisë, grabitja ka ndodhur rreth orës 08:50 të mëngjesit, në zyrën postare në rrugën "Jola Piletiç" në Nikshiç. Sulmuesit e maskuar dhe të armatosur qëlluan punonjësin e sigurisë gjatë grabitjes në gjoks, pas së cilës ai u transportua në Qendrën Klinike të Malit të Zi, ku, përkundër përpjekjeve të mjekëve, ai iu nënshtrua plagëve.

Policia tha se është në kërkim të katër sulmuesve të maskuar.

"Policia po kërkon intensivisht autorët e grabitjes që kryen këtë krim të armatosur mëngjesin e sotëm dhe vodhën një shumë të papërcaktuar parash", thotë policia.

Prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë në Podgoricë u informua për ngjarjen ndërsa në vendin e ngjarjes janë duke u kryer hetimet.

"Përmes punës së shpejtë dhe efikase të policisë në qytetin Grebice, u gjet një automjet i djegur, i cili dyshohet se është përdorur në kryerjen e kësaj vepre penale", thotë policia.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın