BALLKANI

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ndau mish kurbani në Maqedoninë e Veriut

Ceremonia për ndarjen e mishit të kurbanit u organizua në Organizatën komunale të Kryqit të Kuq në komunën e Çairit në Shkup

Furkan Abdula   | 12.08.2019
Gjysmëhëna e Kuqe Turke ndau mish kurbani në Maqedoninë e Veriut ( Furkan Abdula - Anadolu Agency )

Shkup

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Gjymëhëna e Kuqe Turke ka therë dhe shpërndarë mish kurbani në vende të ndryshme në Maqedoninë e Veriut, para se gjithash në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).

Ceremonia për ndarjen e mishit të kurbanit u organizua në Organizatën komunale të Kryqit të Kuq në komunën e Çairit në Shkup, në të cilën morën pjesë përfaqësues të Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut, si dhe të shoqatës kulturore dhe humanitare Merhamet.

Nejla Özsoy, anëtare e Këshillit qendror të Gjysmëhënës së Kuqe Turke, në deklaratë për mediat theksoi se në vend kanë ardhur së bashku me kryetar të ndryshëm të degëve të Gjysmëhënës së Kuqe Turke, si dhe aktivistë.

Özsoy theksoi se dje në Strumicë janë therë 1050 bagëti, mishi i të cilave është shpërndarë në fshatrat përreth.

“Sot në Shkup therëm 50 bagëti të mëdha, gjegjësisht 350 njësi mishi, në bazë të detyrimeve fetare dhe kushteve higjienike”, tha ajo duke shtuar se mishi do të ndahet në Shkup dhe zonat përreth.

“Këto therje të kurbaneve i realizuam në bashkëpunim me Shoqatën e Turqve të Maqedonisë Lindore, Shoqatën Merhamet dhe Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut. Shpreh falëminderimet për të gjithë ata që dhanë kontribut. Qëllimi ynë është që mishin e kurbanit t'ia dorëzojmë 5.000 familjeve. Kjo mund të arrijë edhe 6.000”, tha Özsoy.

Sekretari i Organizatës komunale të Kryqit të Kuq, Çair, Alajdin Sulejmani, shprehu faliminderim deri te Gjysmëhëna e Kuqe Turke për bashkëpunimin e realizuar.

“Edhe sivjet Gjysmëhëna e Kuqe Turke në bashkëpunim me organizatën komunale të Kryqit të Kuq dhe Shoqatën Merhamet me rastin e Kurban Bajramit shpërndanë mish kurbani për familjet e rrezikuara sociale në territorin e Komunës së Çairit, në lagjet Gazi Babë, Dizhon, Fushë Tophane”,tha ai.

Xhemaludin Limani, përfaqësues i Shoqatës Merhamet, tha se shoqata e tij po ashtu edhe sivjet ndanë mish kurbani.

“Shoqata humanitare Merhamet në bashkëpunim me Gjysmëhënën e Kuqe dhe Kryqin e kuq edhe sivjet ndanë mish kurbani. Filluam nga Kumanova, Shkupi dhe fshatrat përreth Shkupit dhe vazhdojmë në Kërcovë, Strugë dhe Ohër”.

Mes tjerash, Sulejmani i ndau Özsoy mirënjohje për bashkëpunimin e suksesshëm mes Turqisë dhe Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın