BALLKANI

Gjysmëhëna e Kuqe Turke do të shpërndajë kurbane për 6.000 familje në Kosovë

Pjesët e kurbanit do të shpërndahen në mbarë Kosovën me mbështetjen e Kryqit të Kuq të Kosovës

Eren Beksaç   | 11.08.2019
Gjysmëhëna e Kuqe Turke do të shpërndajë kurbane për 6.000 familje në Kosovë ( Eren Beksaç - Anadolu Agency )

Prizren

Gjysmëhëna e Kuqe Turke do të realizoj therjen e 150 bagëtive të trasha në Kosovë me ç'rast synon të shpërndajë kurbane për rreth 6.000 familje në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktiviteti për therjen dhe shpërndarjen e kurbaneve u realizua në qytetin e Prizrenit.

Anëtari i Bordit të Drejtuesve të Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Ercan Tan, në deklaratën e tij tha se këtë vit aktivitete me rastin e Kurban Bajramit kanë në 51 vende të ndryshme të botës.

Ai tha se brena Turqisë do të realizojnë therjen e 70.000 pjesëve të kurbanit, ndërsa jashtë Turqisë 110.000 mijë pjesë.

"Në Kosovën vëllazërore do të realizojmë adhurimin tonë me 150 bagëti të trasha. Mendojmë se do të arrijmë deri rreth 6.000 familje", tha ai.

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) dhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yağcılar, e falënderoi Republikën e Turqisë dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke për mbështetjen e tyre.

Pjesët e kurbanit do të shpërndahen në mbarë Kosovën me mbështetjen e Kryqit të Kuq të Kosovës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın