BALLKANI

"Gjermaninë nuk e pret recesion afatgjatë"

"Ekonomia gjermane është në fazën e dobësimit. Rritja e kufizuar globale industriale po ndikon në ekonominë gjermane të orientuar nga eksporti", thonë nga ministria

13.09.2019 - Përdıtësım : 14.09.2019
"Gjermaninë nuk e pret recesion afatgjatë"

Berlin

Qeveria e Gjermanisë ka thënë se ekonomia e vendit është në një fazë të dobësimit por aktualisht nuk sheh indikacione se do të hyjë në një recesion afatgjatë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekonomia gjermane, më e madhja në Evropë, është ulur me 0.1 për qind në tremujorin e dytë dhe parashikohet se edhe në tremujorin e tretë të ketë një rënie, gjë që do ta vendosë atë në një recesion teknik.

Ministria e Ekonomisë sot deklaroi se të dhënat për shtatorin, muajin e fundit të tremujorit, nuk tregojnë për një kthesë, me ngecje të eksporteve dhe nuk ka shenjë të një rimëkëmbjeje industriale edhe pse sektori i ndërtimit mbetet i fortë.

"Ekonomia gjermane është në fazën e dobësimit. Rritja e kufizuar globale industriale po ndikon në ekonominë gjermane të orientuar nga eksporti", thonë nga ministria.

Më tej thuhet se "nuk pritet rënie më e madhe apo shpallje e recesionit".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın