BALLKANI, Koronavirusi

Foshnja katërmuajshe pozitive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi sot se në 24 orët e kaluara, janë regjistruar 46 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve të diagnostikuar në vend në 663

Admir Fazlagikj   | 09.04.2020
Foshnja katërmuajshe pozitive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Shkup

Një foshnjë katërmuajshe nga qyteti Koçani i Maqedonisë së Veriut është pranuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup dhe ka rezultuar pozitive në koronavirusin e ri (COVID-19), konfirmoi ministri i Shëndetësisë i vendit, Venko Filipce, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç tha Filipçe sot në konferencën e rregullt për media, foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në Maqedoninë e Veriut, gjithsej 18 fëmijë deri në moshën nëntë vjeç janë infektuar me COVID-19, tha më 6 prill epidemiologu Vladimir Mikiq nga Instituti i Shëndetit Publik. Sipas tij, pasqyra klinike është e lehtë tek të gjithë fëmijët dhe nuk ka pasur nevojë për hospitalizim të gjatë.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi sot se në 24 orët e kaluara, janë regjistruar 46 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve të diagnostikuar në vend në 663.

Deri më tani, 30 viktima janë konfirmuar në vend si rezultat i efekteve të COVID-19, kurse 37 pacientë janë shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın