Kulturë, BALLKANI

Fillon International Folk Festival Tirana

Në këtë festival marrin pjesë ansamble nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovina, Meksika, Polonia dhe Bullgaria

Fatjon Cuka   | 22.07.2021
Fillon International Folk Festival Tirana Foto: Olsi Shehu / AA

Tiranë

Në Shqipëri po organizohet për herë të parë “International Folk Festival Tirana”, me pjesëmarrjen e grupeve folklorike nga shtetet e Ballkanit, por edhe më gjerë, raporton Anadolu Agency(AA).

Në këtë festival marrin pjesë ansamble nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovina, Meksika, Polonia dhe Bullgaria, të cilët do të performojnë gjatë tri ditëve të festivalit.

Grupet folklorike që do të përfaqësojnë shtetet e tyre do të prezantojnë traditën e tyre, me anë të valleve dhe këngëve.

Ndërkohë, pjesë e eventit do të jenë edhe vizita dhe aktivitete të ndryshme në vendet turistike të Tiranës, me qëllim promovimin e atraksioneve turistike.

Eventi që mbahet në datat 22-24 korrik organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Bashkisë së Tiranës, në ambientet e Amfiteatrit të Tiranës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın