BALLKANI, Koronavirusi

Filipçe: Vaksinimi vazhdon të mërkurën sipas grupmoshës së qytetarëve

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, theksoi se janë vaksinuar të gjithë ata që kanë rrezik më të madh, që praktikisht marrin pjesë në menaxhimin e krizës nga fillimi

Admir Fazlagikj   | 12.04.2021
Filipçe: Vaksinimi vazhdon të mërkurën sipas grupmoshës së qytetarëve

Shkup

Sot dhe nesër përfundon vaksinimi i të punësuarve nga infrastruktura kritike të përfshirë në fazën e parë, ndërsa imunizimi kundër koronavirusit të ri (COVID-19), në pajtim me planin kombëtar, vazhdon me vaksinimin e qytetarëve, theksoi ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Pjesa tjetër e 20.000 vaksinave Sputnik V do të shpërndahen sipas grupmoshave ashtu, sikur tani po zhvillohet vaksinimi që nga fillimi me vaksinën Astra Zeneka në pikat e vaksinimit. Apeloj deri te të gjithë që të paraqiten në sajtin për vaksinim vakcinacija.mk që të dhënat të hyjnë në sistemin 'Termini im' dhe në këtë mënyrë të rekrutohen. Njëkohësisht edhe mjekët kanë për obligim t’i anketojnë pacientët, veçmas ata më të moshuarit që duhet ta shprehin interesin për vaksinim. Do të thotë nga e mërkura vaksinimi në mbarë shtetin vazhdon në pjesën e infrastrukturës kritike”, deklaroi Filipçe për mediat para qendrës sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, ku është duke u zhvilluar vaksinimi kundër COVID-19.

Ai theksoi se janë vaksinuar të gjithë ata që kanë rrezik më të madh, që praktikisht marrin pjesë në menaxhimin e krizës nga fillimi, si pjesëtarët e MPB-së, armatës, më tej punonjësit nëpër shkolla, mësimdhënësit nga klasa e 1-3, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në pjesën e kopshteve, dhe edukatorëve, më tej sistemi gjyqësor.

“Sot grupi i të punësuarve në Kuvend, në shërbimet teknike nga koordinimi e pres edhe interesimin nga ana e kryetarit të Kuvendit në pjesën e vaksinimit të deputetëve. Në këtë kuptim sot janë në radhë grupi i Shoqatës së gazetarëve, ata që me të vërtetë janë në vijën e parë të luftës që nga fillimi krizës dhe me informimin e tyre me kohë, informimin e opinionit, me dhënien e mesazheve të rëndësishme po ashtu janë një nga gjërat kyçe në menaxhimin e kësaj krize shëndetësore”, tha ministri Filipçe.

Vaksinimi i punonjësve të mediave

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Mladen Çadikovski, deklaroi se së bashku me Sindikatën e Pavarur të Gazetarëve të Maqedonisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë e organizuan vaksinimin e sotëm të gazetarëve.

“Rreth 600 persona janë vaksinuar sot. Këta janë njerëz nga grupi kritik mbi 40 vjeç dhe njerëz me sëmundje kronike. Shpresojmë në fazën tjetër që e presim së shpejti, të gjithë këto punonjës të mediave praktikisht ishin në kontakt të afërt me virusin, dhe mendoj se ky lloj i mbrojtjes do të jetë mbrojtje edhe për njerëzit tjerë që kanë kontakte të vazhdueshme me gazetarët. Kjo strategji për vaksinimin e popullatës së aftë për punë mendoj se jep rezultate të mira dhe do të japë rezultate të mira sidomos në mediat ku vazhdimisht gravitojnë shumë njerëz”, tha Çadikovski.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın