BALLKANI, Koronavirusi

Filipçe: Fatkeqësisht ka rritje të viktimave nga COVID-19

Duke shtuar se në nivel global, por edhe në Maqedoninë e Veriut, numri i pacientëve të infektuar po bie, ministri Filipçe tha se numri i vdekjeve nga koronavirusi po rritet

Husamedin Gina  | 27.11.2020 - Përdıtësım : 28.11.2020
Filipçe: Fatkeqësisht ka rritje të viktimave nga COVID-19

Shkup

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe ka deklaruar se fatkeqësisht ka një rritje të vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) si në nivel global ashtu edhe në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë virtuale për media, ministri Filipçe ndau të dhënat më të fundit mbi gjendjen e koronavirusit globalisht, në rajon dhe në Maqedoninë e Veriut.

Ai theksoi se që nga fillimi i nëntorit, sipas analizës së Institutit të Shëndetit Publik, përqindja e personave të testuar pozitiv ndaj virusit në përgjithësi është midis 36 dhe 41 për qind.

"Përqindja më e lartë e personave të testuar pozitiv, respektivisht 41.2 për qind u regjistrua më 17 nëntor kur u regjistrua edhe numri më i lartë i rasteve të reja, 1.407 raste. Pas kësaj, numri i rasteve gradualisht po bie", tha Filipçe.

Lidhur me numrin javor të rasteve të reja pozitive, ministri Filipçe tha se për tre javë radhazi u regjistrua një numër pothuajse i barabartë, respektivisht 7.482, 7.367 dhe 7.393.

Duke theksuar se epidemia arriti kulmin e saj javën e kaluar, Filipçe tha se faktori i transmetueshmërisë është reduktuar ndjeshëm.

Duke shtuar se në nivel global, por edhe në Maqedoninë e Veriut, numri i pacientëve të infektuar po bie, Filipçe tha se numri i vdekjeve nga koronavirusi po rritet.

"Fatkeqësisht është e vdekjeve është e dukshme si në nivel global ashtu edhe në vendin", tha Filipçe.

Ai po ashtu shtoi se inkurajuese është ajo se numri i pacientëve të shëruar është në rritje dhe se konkretisht javën e kaluar krahasuar me atë të mëparshme përqindja e të shëruarve është rritur në 45 për qind.

Së fundmi, Maqedonia e Veriut regjistroi 30 viktima të reja dhe 1.160 raste brenda 24 orëve. Që nga shpërthimi i pandemisë, vendi ka regjistruar 58.608 raste të koronavirusit, përfshirë 1.630 viktima dhe 36.064 të shëruar.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.