BALLKANI

Drejtori i Agjencisë së Zbulimit të Maqedonisë së Veriut vizitë në BeH

Krerët e dy agjencive të inteligjencës diskutuan për sfidat e sigurisë në BeH dhe Maqedoninë e Veriut si dhe për çështjet rajonale, bashkëpunimin dhe sfidat me të cilat përballen aktualisht vendet në rajon

Kemal Zorlak  | 21.10.2021 - Përdıtësım : 21.10.2021
Drejtori i Agjencisë së Zbulimit të Maqedonisë së Veriut vizitë në BeH

Sarajevë

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnjë e Hercegovinës, Osman Mehmedagiç, priti në një vizitë pune drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Zbulimit të Maqedonisë së Veriut, Erolld Musliu, raporton Anadolu Agency (AA).

Krerët e dy agjencive të inteligjencës diskutuan për sfidat e sigurisë në BeH dhe Maqedoninë e Veriut si dhe për çështjet rajonale, bashkëpunimin e deritanishëm dhe të ardhshëm dhe sfidat me të cilat përballen aktualisht vendet në rajon.

U diskutua për luftën kundër krimit të organizuar, ekstremizmit, terrorizmit dhe radikalizmit në rajon dhe fenomenet që përbëjnë një kërcënim kombëtar, rajonal dhe global.

Mehmedagiç dhe Musliu theksuan se bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet dy agjencive në këtë kontekst ka kontribuar në stabilitetin rajonal, forcimin e sundimit të ligjit dhe besimin e qytetarëve në sektorin e inteligjencës dhe sigurisë.

Po ashtu, në takim u diskutua edhe për krizën e migrantëve dhe trafikimin e qenieve njerëzore, që është një sfidë e madhe për të dyja vendet dhe rajonin, duke pasur parasysh faktin se Bosnjë e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut janë në të ashtuquajturën "Rruga e migrantëve" në Ballkanin Perëndimor.

Drejtorët Mehmedagiç dhe Musliu potencuan se bashkëpunimi mes dy agjencive është jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë e dy vendeve dhe mirëqenien e qytetarëve të tyre.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın