Sport, BALLKANI, Koronavirusi

Çiklistët e Maqedonisë së Veriut para garës ndërkombëtare vaksinohen kundër COVID-19 në Beograd

"Jam i kënaqur dhe krenar që jo vetëm çiklistët nga Serbia, por edhe nga Republika Sërpska dhe Maqedonia e Veriut janë këtu në Beograd", tha nënkryetari i Beogradit, Vesiç

Bojana Stojanovic   | 08.04.2021
Çiklistët e Maqedonisë së Veriut para garës ndërkombëtare vaksinohen kundër COVID-19 në Beograd

Beograd

Çiklistët nga Maqedonia e Veriut, entiteti Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbia u vaksinuan kundër koronavirusit (COVID-19) në Beograd përpara Garës Ndërkombëtare të Çiklizmit Beograd-Banja Llukë, e cila do të fillojë më 22 prill, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nënkryetari i Beogradit, Goran Vesiç, i cili mori pjesë në imunizimin në Panairin e Beogradit deklaroi se kjo do të ndihmojë çiklistët edhe për gara të tjera ndërsa vaksinimi edhe garën e ardhshme do ta bëjë të sigurt, njofton Beoinfo.

"Jam i kënaqur dhe krenar që jo vetëm çiklistët nga Serbia, por edhe nga Republika Sërpska dhe Maqedonia e Veriut janë këtu në Beograd. Kjo është një vazhdim i politikës së ndjekur nga Serbia, e cila është se përveç vaksinimit të popullsisë së saj, ajo gjithashtu ndihmon qytetarët e vendeve fqinje sepse në atë mënyrë ne mbrojmë njëri-tjetrin”, shtoi Vesiç.

Drejtori i garës, Vladimir Kuvalja tha se Serbia është i vetmi vend në rajon që ka dhënë mundësinë për të vaksinuar këdo që dëshiron.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın