BALLKANI

Bullgaria miraton shërbim vullnetar ushtarak prej 6 muajsh

Meshkujt deri në moshën 40-vjeçare do të mund të kryejnë vullnetarisht shërbimin ushtarak

Ihvan Radoykov   | 24.09.2020
Bullgaria miraton shërbim vullnetar ushtarak prej 6 muajsh

Sofje

Përderisa Forcat e Sigurisë së Bullgarisë po kërkojnë zgjidhje për vakancën në ushtri, Parlamenti ka miratuar projektligjin të cilin qeveria e paraqiti për shërbimin vullnetar ushtarak prej 6 muajsh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas vendimit të Parlamentit, meshkujt deri në moshën 40-vjeçare do të mund të kryejnë vullnetarisht shërbimin ushtarak. Ushtarët vullnetarë do të marrin rrogë ndërsa kontributet sociale dhe shëndetësore do t'u paguhen nga shteti.

Kur do të fillojë të zbatohet çdo vit në dy periudha nga 6 muaj nga 300 persona do të mund të kryejnë shërbimin.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov i cili e përgatiti projektligjin tha se assesi nuk mund të mbyllin vakancën prej 5.000 persona në ushtrinë prej 33.000 ushtarë të rregullt. Ai tha se qeveria duhet të marrë masa në lidhje me këtë.

Bullgaria, një ish-anëtare e ish-Paktit të Varshavës, në kuadër të procesit të demokratizimit që filloi në vitin 1989 u bë anëtare e NATO-s në vitin 2004. Pas kësaj, me profesionalizimin e plotë të Forcave të Armatosura, nga 1 janari 2008 i dha fund shërbimit të detyruar ushtarak.

Forcat e Armatosura të Bullgarisë ende përdorin armë ruse. Në kuadër të planit strategjik të zhvillimit 12-vjeçar që pritet të miratohet në vjeshtë dhe i përgatitur për modernizimin e ushtrisë, fushës së mbrojtjes planifikohet të ndahet një buxhet prej 15 miliardë euro.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın