Agim Sulaj
06 gusht 2026•Përditësim: 06 gusht 2026
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është shtyrë nga kryesuesi, deputeti më i vjetër, Avni Dehari, raporton Anadolu.
Fillimisht në seancë u propozua nga një emër nga secila parti politike parlamentare për të formuar Komisionin për verifikim të mandateve, ndërsa pas një pauze u betuan deputetët e Legjislaturës së 11-të.
Pas betimit të deputetëve, një fjalim para deputetëve mbajti një fjalim kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, i cili kërkoi "kohë shtesë", në mënyrë që të arrihet një marrëveshje për formimin e institucioneve të reja.
Për këtë fjalim protestuan deputetët e opozitës të cilët thanë se sipas rregullores së Kuvendit, nuk lejohet debat brenda kësaj periudhe, por partia më e madhe vetëm duhet ta thotë një emër-propozim për Kryetar të Kuvendit.
Data e 6 gushtit është dita e fundit kur duhet të konstituohet Legjislatura e 11-të e Kuvendit të Kosovës sipas Gjykatës Kushtetuese.
Me konstituimin e Kuvendit nis afati prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit, që mbetet pika kryesore e mosmarrëveshjes mes LVV dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Deri më tani LVV dhe LDK nuk kanë arritur një marrëveshje politike për formimin e institucioneve të reja. Nga LDK kanë bërë të ditur se atyre po u ofrohen poste në Qeverinë e re, ndërsa kërkesa e tyre është pozita e presidentit.