BALLKANI

Beograd, mbishkrimet "Ratko Mlladiç hero serb" mbulohen me afishe ngjitëse "Ratko Mlladiç kriminel lufte"

Në afishet ngjitëse me të cilat mbuluan mbishkrimin shkruhej "Ratko Mlladiç është dënuar për gjenocid" dhe "Ratko Mlladiç kriminel lufte"

Andelija Stojkovic   | 25.11.2021
Beograd, mbishkrimet "Ratko Mlladiç hero serb" mbulohen me afishe ngjitëse "Ratko Mlladiç kriminel lufte" Foto: Milos Miskov / AA

Beograd

Përfaqësuesit e Fondit për të Drejtën Humane "Gratë në të Zeza" dhe Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut sot me afishe ngjitëse mbuluan mbishkrimin që ishte gravuar në Pallatin e Rinisë në Beograd "Ratko Mlladiç hero serb", raporton Anadolu Agency (AA).

Në afishet ngjitëse me të cilat mbuluan mbishkrimin shkruhej "Ratko Mlladiç është dënuar për gjenocid" dhe "Ratko Mlladiç kriminel lufte". Ata gjithashtu përdorën afishe ngjitëse me karikaturat ku paraqisnin presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç para muralit kushtuar Mlladiçit duke u fshehur pas fustanit të grave ku shkruhet "këshilli i banesës".

Aksionit, i cili u organizua nga Fondi për të Drejtën Humane, i priu Natasha Kandiç, Stasha Zajoviç, Ivan Gjuçic dhe Aida Çoroviç, ndërsa ngjitja e afisheve u ndoq me muzikën e grupit "Ekatarina Velika".

Aksioni u monitorua nga disa policë të uniformuar dhe disa me veshje civile ndërsa gjatë ngjitjes së afisheve qytetarët, disa prej të cilëve u betuan se do të heqin afishet, kalonin pa u penguar pranë aktivistëve.

Policia legjitimoi personat që morën pjesë në këtë aksion.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın