BALLKANI

Beograd, arrestohet shtetasi afgan për vrasjen e bashkëkombasit të tij

I arrestuari dyshohet se bashkë me një 17 vjeçar tjetër në qendër të Beogradit ka sulmuar me thikë një të ri në të njëzetat e tij, i cili ndërroi jëtë në vendin e ngjarjes

Bojana Stojanovic   | 06.06.2019
Beograd, arrestohet shtetasi afgan për vrasjen e bashkëkombasit të tij

Beograd

Policia në Beograd ka arrestuar një shtetas 17 vjeçar të Afganistanit, i cili dyshohet për vrasjen e një bashkëkombasi të tij në një incident i cili ndodhi sot në qendër të Beogradit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, i arrestuari dyshohet se bashkë me një 17 vjeçar tjetër në qendër të Beogradit ka sulmuar me thikë një të ri në të njëzetat e tij, i cili ndërroi jëtë në vendin e ngjarjes.

I dyshuari është dërguar te gjykatësi për të mitur ndërsa policia është në kërkim të të dyshuarit të dytë, i cili ndodhet në arrati.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın