Ekonomi, BALLKANI, Koronavirusi

BB shënime të reja për ndikimin e COVID-19 në Ballkanin Perëndimor

Ky grup i fundit i shënimeve nxjerr në pah tema specifike për politikat individuale fiskale, financiare dhe sektorin e jashtëm dhe ndikimin në sektorin privat

Dejan Maksimovic   | 05.06.2020
BB shënime të reja për ndikimin e COVID-19 në Ballkanin Perëndimor

Washington

Banka Botërore (BB) ka publikuar një seri të re të shënimeve të cilat monitorojnë ndikimin e COVID-19 në politikën fiskale, sektorin financiar, sektorin e jashtëm dhe sektorin privat të Ballkanit Perëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këto shënime plotësojnë Raportin e Rregullt Ekonomik të publikuar së fundmi për Ballkanin Perëndimor (RER)#17 dhe shënimet shoqëruese të vendeve, të cilat u publikuan më 29 prill dhe 29 maj, të cilat ofrojnë parashikime të ndikimeve makro-ekonomike të COVID-19 në Ballkanin Perëndimor.

Ky grup i fundit i shënimeve nxjerr në pah tema specifike për politikat individuale fiskale, financiare dhe sektorin e jashtëm dhe ndikimin në sektorin privat, siç shihet nga firmat, i cili është thelbësor për një reagim adekuat të politikave afatmesme ndaj ndikimeve të COVID-19.

Shënimet e fundit përfshijnë: ndikimin ekonomik dhe social të COVID-19 në politikën fiskale, ndikimin ekonomik dhe shoqëror të COVID-19 në sektorin financiar, ndikimin ekonomik dhe shoqëror të COVID-19 në sektorin e jashtëm, ndjeshmërinë e Ballkanit Perëndimor ndaj COVID-19: një perspektivë e nivelit e kompanive.

RER#17 i plotë për Ballkanin Perëndimor tani paraqet pamjen e plotë të ndikimit të pandemisë në këtë rajon evropian dhe jep rekomandime se si të hartohen në mënyrë adekuate përgjigjet e politikave makro, sociale dhe sektoriale në rajon në një afat të shkurtër dhe të mesëm.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın