BALLKANI

Basketbollisti Nurkiç mori pjesë në 24-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë

Nurkiç shpesh herë përmes paraqitjeve të tij publike në rrjetet sociale rikujton për vuajtjet e civilëve gjatë agresionit në Bosnjë e Hercegovinë, veçmas kur është fjala për vuajtjet gjatë gjenocidit në Srebrenicë

Kemal Zorlak   | 11.07.2019
Basketbollisti Nurkiç mori pjesë në 24-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë ( Samir Yordamoviç - Anadolu Agency )

Potoçari

Mijëra besimtarë nga të gjitha pjesët e Bosnje e Hercegovinës kanë falur sot në Potoçari namazin e xhenazës për 33 viktima të reja të identifikuara të gjenocidit të kryer në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë. Jusuf Nurkiç, një basketbollist boshnjak, po ashtu ishte i pranishëm në varrimin e civilëve të pafajshëm të vrarë të Srebrenicës, raporton Anadolu Agency (AA)

Ndryshe, Nurkiç shpesh herë përmes paraqitjeve të tij publike në rrjetet sociale rikujton për vuajtjet e civilëve gjatë agresionit në Bosnjë e Hercegovinë, veçmas kur është fjala për vuajtjet gjatë gjenocidit në Srebrenicë.

Basketbollisti i ekipit të NBA-së, Portland Blazers, po ashtu edhe sot arriti në Potoçari, me çka tërhoqi vëmendje të madhe të mediave, por edhe qytetarëve që sot erdhën në Potoçari.

Ai u paraqit me një këmishë me mëngë të shkurtra në të cilën ishte “Lulja e Srebrenicës”, një nga simbolet e vuajtjes së boshnjakëve në gjenocidin në Srebrenicë. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın