Kulturë, BALLKANI

Balonat e Kapadokya-s, atraksion i ri në qiejt e Maqedonisë së Veriut

Aktivitetet fluturuese, të zhvilluara në bashkëpunim mes Asociacionit Turk të Aeronautikës (THK) dhe kompanisë Swiss Ballons, janë bërë një qendër e re e atraksionit për vendasit dhe turistët

Dzihat Aliju   | 24.07.2021
Balonat e Kapadokya-s, atraksion i ri në qiejt e Maqedonisë së Veriut Foto: Furkan Abdula / AA

Tetovë

Turistët vendas dhe të huaj që dëshirojnë të shohin Tetovën dhe Gostivarin me rrethinën nga perspektiva e zogut, tani do të mund ta realizojnë këtë mundësi nëpërmjet balonave me ajër të nxehtë të Kapadokya-s.

Balonat e Kapadokya-s, atraksion i ri në qiejt e Maqedonisë së Veriut

Turistët vendas dhe të huaj që dëshirojnë të shohin Tetovën dhe Gostivarin me rrethinën nga perspektiva e zogut, tani do të mund ta realizojnë këtë mundësi nëpërmjet balonave me ajër të nxehtë të Kapadokya-s. Aktivitetet fluturuese, të zhvilluara në bashkëpunim mes Asociacionit Turk të Aeronautikës (THK) dhe kompanisë Swiss Ballons, janë bërë një qendër e re e atraksionit për vendasit dhe turistët. ( Furkan Abdula - Anadolu Agency )

Aktivitetet fluturuese, të zhvilluara në bashkëpunim mes Asociacionit Turk të Aeronautikës (THK) dhe kompanisë Swiss Ballons, janë bërë një qendër e re e atraksionit për vendasit dhe turistët.

THK dhe Swiss Ballons çdo ditë të javës ofrojnë fluturime në lindjen e diellit dhe nëse kushtet e motit janë të përshtatshme edhe në perëndim të diellit. Ata planifikojnë të sjellin më shumë balona në rajon në rast të rritjes së kërkesës.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), përgjegjës i balonave, Koray Tokay, njoftoi se në këtë rajon kanë ardhur pas një kërkesa nga Swiss Ballons në Maqedoninë e Veriut.

Fillimisht, shpjegoi ai, kanë kryer fluturime eksploruese dhe të testimit, ndërsa pasi kanë përcaktuar se rajoni është i përshtatshëm për fluturim kanë filluar edhe me fluturimet komerciale me balon në qytetet Tetovë dhe Gostivar.

Tokay tha se 7 ditë në javë po realizojnë fluturime në lindjen e diellit, duke u shprehur se, "Kur era është e përshtatshme, ne gjithashtu kryejmë fluturime në perëndim të diellit. Si Asociacion Turk i Aeronautikës, kemi filluar fluturimet komerciale në Maqedoninë e Veriut. Shpresojmë se do të vazhdojë".

Ai tha se në Maqedoninë e Veriut kanë ardhur me dy balona, por në rast të rritjes së kërkesës mund të rrisin numrin e balonave. Ai po ashtu shtoi se ka një interesim të madh për fluturimet, pasi është hera e parë në rajon.

"Punojmë së bashku me Autoritetin e Aviacionit Civil të Maqedonisë së Veriut. Shkojmë nëpër rajone. Kontrollojmë nëse ka zona për ngritje dhe ulje, të përshtatshme për fluturime në rajonet. Nëse është e përshtatshme, nëse është brenda limiteve të erës, ne planifikojmë të rrisim numrin e fluturimeve duke i dhënë përparësi sigurisë së fluturimeve", tha Tokay, duke treguar se operojnë edhe në Kapadokya dhe Pamukkale të Turqisë.

"Interesimi tek qytetarët është i madh"

Një nga udhëheqësit e këtij projekti, Miftar Emini, nga ana e tij, tha se fluturimi me balona është një risi shumë e madhe për Tetovën dhe rrethinën, si dhe për Gostivarin.

Emini tregoi se projekti ka filluar pasi shoku i tij Bekim Halimi ka marrë një iniciativë për të ofruar një aktivitet shumë të mirë për qytetarët. Ai njoftoi se projekti ka filluar tashmë dy javë ditë dhe presin të zgjasë deri në fillim të vjeshtës.

Ai tërhoqi vëmendjen se fluturimet me balona me ajër në këtë rajon janë risi.

"Më parë ka pasur disa aktivitete nga disa persona të tjerë. Mirëpo ato kanë qenë vetëm për çështje rekreative dhe kanë zgjatur shumë pak. Kjo është hera e parë që në Tetovë dhe rajon fluturojnë balonat për periudhë më të gjatë", u shpreh Emini.

Ndër të tjera, Emini thotë se tek qytetarët ka një interesim të madh, por edhe druajtje pasi dëshirojnë të dëgjojnë prej përjetimeve të tjerëve.

Emini tha se përveç udhëtimeve turistike, diçka ndryshe nga ajo përditshmëria, njerëzit e përdorin balonin edhe për ahengje të ndryshme.

Duke folur për bashkëpunimin me THK, ai theksoi se ky është një institut shumë profesional.

"Türk Hava Kurumu është institut shumë profesional. Pilotët dhe ekipi i tokës janë persona që shumë vite me radhë e bëjnë këtë punë. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, kemi pas edhe prej atyre bashkëpunim. Ndoshta jo në suaza më të gjëra, por mjaftueshëm sa për të filluar këtë ekspeditë", theksoi ai.

Ai tha se të interesuarit mund të arrijnë deri tek ato nëpërmjet llogarive të tyre në rrjetet sociale, duke shprehur besimin se nëse janë të suksesshëm në këtë drejtim mund të shtrihen edhe në rajonet tjera të vendit.

Mërgimtari: Të shohësh vendlindjen nga lartë është kënaqësi

Piloti i balonit, Emre Yeşil, tashmë 12 vite është duke punuar me këtë punë. Ai tha se gjatë kësaj periudhe të angazhimit në këtë fushë nëntë vite punon në THK dhe katër vitet e fundit është pilot.

Ai tha se në rajonet Kapadokya dhe Pamukkale ka një përvojë në fluturim prej 800 orësh.

"Për herë të parë realizuam fluturim jashtë vendit. Shpresojmë që nëse ka sukses do të vazhdojmë këtu", u shpreh Yeşil.

Një mërgimtar me orgjinë nga Shkupi, Abdulkadër Selimi, i cili provoi atraksionin e ri në këtë rajon, potencoi se pasi ka mësuar se shoku i tij i motshëm Bekimi organizon fluturime me balona ka vendosur të marrë pjesë me kënaqësi.

Ai tregoi se për herë të parë realizon një fluturim të këtill dhe se edhe në të ardhmen dëshiron ta përsëris.

"Ndjenja e parë është emocionuese. Me të vërtetë ti shohësh vendet e vendlindjes prej lartë është kënaqësi", u shpreh Selimi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın