BALLKANI

"Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO përforcon bashkëpunimin rajonal"

Admirali Haakon Bruun-Hanssen ka realizuar takim me homologun e tij, Vasko Gjurçinovski, ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, si dhe u realizua një takim i delegacioneve nga të dyja vendet

Abdula Berisha   | 13.08.2019
"Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO përforcon bashkëpunimin rajonal" ( Abdula Berisha - Anadolu Agency )

Shkup

Një delegacion i Forcave të Armatosura të Norvegjisë, i udhëhequr nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Haakon Bruun-Hanssen, vizitoi Shtabin e Përgjithshëm dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut në kuadër të vizitës së tij dyditore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Admirali Hanssen u prit me nderime të larta ushtarake, pas çka realizoi takim dypalësh me homologun e tij, Vasko Gjurçinovski, ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, si dhe u realizua një takim i delegacioneve nga të dyja vendet.

Në kumtesën e lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Maqedonisë së Veriut, thuhet se pala norvegjeze ka shfaqur gatishmëri për shkëmbim të eksperiencës dhe mbështetje të vendin në adaptimin e standardeve të NATO-s. Ministrja Shekerinska është falënderuar për ratifikimin e protokollit për anëtarësim të vendit në NATO nga ana e Norvegjisë dhe për mbështetjen e deritanishme.

"U konstatua se bashkëpunimi rajonal është instrument i rëndësishëm në krijimin e stabilitetit dhe mirëkuptimit mes shteteve. Në këtë drejtim, u theksua se anëtarësimi në NATO përforcon bashkëpunimin rajonal, ku bashkëpunimi i vendeve skandinavike u theksua si një prej shembujve më të mirë në botë", qëndron në kumtesë.

Admirali Hanssen në takim me homologun e tij ka vlerësuar si të rëndësishëm bashkëpunimin e deritanishëm, duke shprehur bindjen se me anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në NATO, do të avancohen format e bashkëpunimin dypalësh ushtarak.

Gjatë takimit mes delegacioneve, në kumtesë thuhet se pala norvegjeze është njoftuar me procesin e transformimit të ushtrisë, pjesëmarrjen në operacionet paqësore, shfrytëzimin e kapaciteteve të poligonit "Krivollak" dhe për mundësitë për avancim të bashkëpunimit dypalësh.

Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, delegacioni norvegjez ka realizuar takim edhe me presidentin Stevo Pendarovski.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın