BALLKANI

Albin Kurti përgëzon Edi Ramën për rezultatin zgjedhor

"Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet", shkroi Kurti

Agim Sulaj  | 28.04.2021 - Përdıtësım : 29.04.2021
Albin Kurti përgëzon Edi Ramën për rezultatin zgjedhor

Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar kryeministrin shqiptar Edi Rama për fitoren e tij në zgjedhjet e parlamentare të mbajtura më 25 prill në Shqipëri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kurti në një shkrim në rrjetet sociale, theksoi se sipas rezultateve paraprake të shpallura nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) në Republikën e Shqipërisë, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare.

"Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t'i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies", shkroi Kurti.

Njëkohësisht, kryeministri kosovar ka uruar që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që "askujt të mos i preket e drejta e votës, mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese".

"Këto janë pritshmëritë e shqiptarëve, andaj, të punojmë së bashku", përfundoi Kurti.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın