BALLKANI

Aksident trafiku në Shkup, përmbyset një automjet transporti

Automjeti i transportit "Fiat" qëndron i përmbysur në vendngjarje, ku dhe mbërriti policia për të insperktuar aksidentin, ndërkohë policia e trafikut po rregullon trafikun në mënyrë që të funksionojë pa pengesa

Admir Fazlagikj   | 21.01.2020
Aksident trafiku në Shkup, përmbyset një automjet transporti

Shkup

Një aksident trafiku në lagjen "Autokomanda" në hyrje të Shkupit ka rezultuar me përmbysjen e një automjeti të transportit, raporton Anadolu Agency (AA).

Automjeti i transportit "Fiat" qëndron i përmbysur në vendngjarje, ku dhe mbërriti policia për të insperktuar aksidentin, ndërkohë policia e trafikut po rregullon trafikun në mënyrë që të funksionojë pa pengesa.

Dëshmitarët thonë se përplasja ka ndodhur në mëngjes, por nuk ka raportime për njerëz të plagosur rëndë.

Policia dhe autoritetet po punojnë për zbardhjen e rastit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın