Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, përsëri shënohet rritje në rastet e reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit Shqipëria ka regjistruar 132 raste të tjera, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 133.442

Fatjon Cuka   | 05.08.2021
 Shqipëri, përsëri shënohet rritje në rastet e reja me COVID-19

Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit Shqipëria ka regjistruar 132 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), duke u shënuar përsëri trend rritës, ndërkohë, asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 133.442.

Ndërkohë, numri i të vdekurve nga virusi vazhdon të mbetet në 2.457.

Gjithashtu janë shëruar edhe 29 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.343, dhe raste aktive aktualisht janë 642.

Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 3.601 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 918.347 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın