Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosova regjistron 14 raste të reja me COVID-19

Bazuar në të dhënat e IKSHPK-së, vendi ka regjistruar 14 raste të reja me koronavirus, duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus në gjithsej 160.572

Agim Sulaj   | 20.10.2021
Kosova regjistron 14 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur, me çka numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus në vend mbetet 2.974, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 14 raste të reja me koronavirus, duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus në gjithsej 160.572.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.140 mostra të dyshuara për COVID-19, duke e çuar në 1.248.092 numrin e përgjithshëm të testeve të kryera për COVID-19.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat njoftojnë për 61 raste të reja, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.083.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 515.

Për sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 6.705 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.514.370 doza të vaksinës. Deri më sot 681.450 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın