BALLKANI

Zaev: Zgjedhjet parlamentare ndërpresin rritjen ekonomike për 4-6 muaj

Zaev nënvizoi se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme është fatale për ekonominë, sepse pengon punën e biznesit dhe e bën të paparashikueshëm planifikimin e saj

Husameddin Gina  | 13.11.2018 - Përdıtësım : 13.11.2018
Zaev: Zgjedhjet parlamentare ndërpresin rritjen ekonomike për 4-6 muaj ( Husameddin Gina - Anadolu Agency )

Shkup

SHKUP (AA) – Nuk ka nevojë për zgjedhje në mënyrë që t'i japim një shans ekonomisë, sepse zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndalojnë ekonominë për 4 deri në 6 muaj. Këtë e deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në debatin buxhetor në Odën Ekonomike të Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në prani të një numri të madh afaristësh, Zaev nënvizoi se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme është fatale për ekonominë, sepse pengon punën e biznesit dhe e bën të paparashikueshëm planifikimin e saj.

"Të mos shkojmë në zgjedhje, por t'i japin një shans ekonomisë. Pse? Edhe pse jemi në prag të zgjedhjeve presidenciale kjo është joshëse sepse me kosto të njëjtë mund të bëjmë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, megjithatë jemi të vetëdijshëm për ndikim psikologjik dhe praktik që kanë zgjedhjet mbi biznesin dhe ekonominë. Zgjedhjet parlamentare, praktikisht e vdesin ekonominë për 4 ose 6 muaj”, tha Zaev.

Ai foli edhe për tatimimin e drejtë, pragu i të cilit me sugjerim të Odës u ngrit në 1500 euro.

"Besoj se kjo do t'i rikthehet ekonomisë, sepse të gjithë pajtohemi se dëshirojmë të shohim njerëz të lumtur dhe jo njerëz trë varfër. E kemi vështirë të shohim njerëz duke lypur në rrugë, fëmijë duke fjetur nën ura”, tha ai.

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, bëri një prezantim të parashikimeve të buxhetit për vitin 2019 dhe zhvillimet e planifikuara makroekonomike.

Sipas Tevdovskit, inflacioni i ulët dhe papunësia janë ndër pritjet për vitin tjetër.

"Presim të kemi çmime të qëndrueshme dhe inflacion të ulët prej 2 për qind. Gjithashtu, shkalla e papunësisë do të ulet dhe e njëjta do të jetë rreth 20 për qind", tha Tevdovski.

Në lidhje me tatimin më të rëndësishëm me të cilin mbushet buxheti, TVSH-ja, ai tha se në vitin 2019, njëjtë sikur tani, në mënyrë joselektive do të zbatojnë kthimin e TVSH-së për kompanitë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın