BALLKANI

Zaev: Të sjellim vendim për pavarësinë tonë të dytë

“Të sjellim vendim për pavarësinë tonë të dytë", porositi Zaev në adresimin e tij para të pranishmëve në oborrin e Qeverisë së Maqedonisë me rastin e kremtimit të Ditës së Pavarësisë – 8 shtatori

Admir Fazlagikj  | 09.09.2018 - Përdıtësım : 09.09.2018
Zaev: Të sjellim vendim për pavarësinë tonë të dytë

Shkup

SHKUP (АА) – Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev sonte u adresua në kremtimin qendror me rastin e 27 vjetorit të pavarësisë së shtetit, duke porositur se referendumi më 30 shtator është një moment historik në të cilin qytetarët e Maqedonisë pa dallim përcaktimit të tyre politik, etnik ose çfarëdo përcaktimi kanë mundësi që të jenë arkitekt të ardhmërisë së tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

“Të sjellim vendim për pavarësinë tonë të dytë”, porositi Zaev në adresimin e tij para të pranishmëve në oborrin e Qeverisë së Maqedonisë me rastin e kremtimit të Ditës së Pavarësisë – 8 shtatori.

Ai më tej tha se sot është një ditë e veçantë për Republikën e Maqedonisë duke përkujtuar se në ditën e sotme para 27 viteve qytetarët e Maqedonisë morën vendim historik dhe votuan për pavarësi dhe sovranitet.

Zaev u përqendrua edhe në Marrëveshjen për kontestin për emrin me Greqinë duke theksuar se përgjegjësi ishte të zgjidhet kjo çështje, meqë, siç tha, kërcënonte ardhmërinë e Maqedonisë.

“Sonte dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët, shqiptarët, turqit, vllehët, serbët, romët, boshnjakët dhe të gjithë bashkësitë tjera etnike që në këto momente tregojnë miqësi dhe mirëkuptim vëllazëror dhe që japin mbështetje të fuqishme ndaj bashkëqytetarët e tyre maqedonas. Kjo mbështetje, ky mirëkuptim për identitetin e mbrojtur maqedonas është me rëndësi të madhe për ndërtimin e një shoqërie”, tha Zaev duke u bërë thirrje qytetarëve që më 30 shtator të dalin në referendum dhe ta sjellin, siç tha, detyrën më solemne patriotike ndaj atdheut.

Sonte në një atmosferë festive para platosë së Qeverisë shumë qytetarë nga të gjitha viset e vendit, morën pjesë në manifestimin qendror me rastin e shënimit të 8 shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.

Republika e Maqedonisë sot shënon 27 vjetorin e mëvetësimit dhe pavarësisë, pas zbatimit të suksesshëm të referendumit, që u mbajt më 8 shtator të vitit 1991, ku 95 për qind e qytetarëve u prononcuan për pavarësi dhe shtet sovran.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın