BALLKANI

Zaev: Kërkuam mbështetjen e vendeve anëtare për proceset në BE dhe NATO

"E kërkuam mbështetjen e vendeve anëtare për proceset në BE dhe në NATO. Maqedonia po theksohet në dritë pozitive në ndërtimin e miqësisë, marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, reformat", tha Zaev

Admir Fazlagikj  | 04.12.2018 - Përdıtësım : 04.12.2018
Zaev: Kërkuam mbështetjen e vendeve anëtare për proceset në BE dhe NATO

Shkup

SHKUP (АА) – Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, po merr pjesë në Samitin e shefave të qeverive të vendeve anëtare të Iniciativës së Evropës Qendrore (IEQ) në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qeveria e Republikës së Maqedonisë njoftoi se pas Samitit të shefave të qeverive të vendeve anëtare të IEQ-së, kryeministri Zaev dha deklaratë për mediat, me ç’rast e vlerësoi Samitin si një mundësi e mirë që japin këto lloj takimesh për Maqedoninë.

“E kërkuam mbështetjen e vendeve anëtare për proceset në BE dhe në NATO. Maqedonia po theksohet në dritë pozitive në ndërtimin e miqësisë, marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, reformat dhe pritjet janë se përmes Maqedonisë do të vazhdojë zgjerimi”, tha Zaev. 

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, tha se gjatë vizitës në Zagreb nuk ka realizuar takim me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, i cili dje mori pjesë në mbrëmjen që e organizoi kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, me shefat e pranishëm të delegacioneve të Samitit. 

“Në rastin tjetër do ta themi pritjen tonë për përgjigje ndaj kërkesës për ekstradimin e Nikolla Gruevskit, meqë ai sipas konventave dhe ligjeve ndërkombëtare doemos duhet të vuajë dënimin e tij në Republikën e Maqedonisë”, tha Zaev. 

Ai vlerësoi se mirë janë duke zhvilluar reformat në gjyqësor, shërbimet e sigurisë dhe shprehu pritjet se kjo do të jetë motiv që institucionet t’i zbatojnë reformat. 

Lidhur me pritjet për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, Zaev tha se me reformat dhe me Marrëveshjen e Prespës është hapur rruga dhe se Maqedonia do të jetë shteti i 30-të anëtar i NATO-s. 

Ai në përgjigje për marrëdhëniet Beograd-Prishtinë, u përgjigj se Serbia dhe Kosova janë fqinjë të Maqedonisë, se Maqedonia është e përkushtuar për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore. 

Në këtë samit ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ndërkohë, Rama ka realizuar një takim me kryetarin e Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviç, 


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın