BALLKANI

Vuçiç reagon mbi protestat: Shteti sjellje me përgjegjësi

“Shteti u soll shumë me përgjegjësi, askund asnjë polic nuk kishte, nuk kishte koka të përgjakura si në disa vende që na mbajnë neve predikime…Dolën, u shëtitën, kjo është gjë normale”, u tha Vuçiç gazetarëve në Beograd

Andelija Stojkovic  | 09.12.2018 - Përdıtësım : 10.12.2018
Vuçiç reagon mbi protestat: Shteti sjellje me përgjegjësi

Beograd

BEOGRAD (AA) – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, vlerësoi sot se protestat e mbrëmshme në Beograd kaluan në mënyrë demokratike, meqë nuk kishte policë në rrugë, e as dhunë, si në disa vende të caktuara perëndimore, por porositi opozitën se ai nuk do t’ju nënshtrohet trysnive dhe t’u përmbushë kërkesat, raporton Anadolu Agency (AA).

“Shteti u soll shumë me përgjegjësi, askund asnjë polic nuk kishte, nuk kishte koka të përgjakura si në disa vende që na mbajnë neve predikime…Dolën, u shëtitën, kjo është gjë normale”, u tha Vuçiç gazetarëve në Beograd.

Ai shtoi se të gjithë e kanë të qartë se protesta e mbrëmshme “Stop këmishave të përgjakura” është politike dhe opozitare, por nuk përjashton se ai mund të jetë edhe qytetare.

Vuçiç shtoi se opozita nuk kishte ndonjë mesazh serioz, por se mbrëmë "mori mësime" dhe se vërejti se kishte shumë njerëz të grupmoshës 40-60 vjeçare të cilët nuk ishin humbës të tranzicionit, të cilët ishin të klasës së mesme apo të lartë, të cilët janë të pakënaqur sot.

"Këta njerëz janë të pakënaqur, nuk janë njerëz të varfër, ata janë njerëz që i përkisnin klasës së mesme të lartë, ne do të duhet të bëjmë më shumë për këtë çështje", tha Vuçiç.

Ai shtoi se nuk është i frikësuar nga kurrfarë protesta, as që do të nënshtrohet ndaj trysnive dhe pyeti opozitën, “çka dëshironi”.

“Unë asnjë kërkesë nuk do t’ua përmbush, as pesë milionë nëse mblidheni, mund vetëm të fitoni zgjedhjet, e, kur t’i fitoni zgjedhjet përmbushni atë që i premtoni popullit, ndërsa unë nën trysni nuk do të veproj dhe për këtë dallohem nga të gjithë të tjerët”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se i pengoi ajo se në "mediat shqiptare raportuan se kishte tanke në rrugët e Beogradit për shkak të demonstratave". Vuçiç tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se situatë e tillë mund të ketë qenë në vendet “sponsorizuese të Prishtinës”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın