BALLKANI

Takimi i liderëve pa rezultat konkret, thirret një tjetër për të enjten

“Nga këtu, kam thirrur një takim tjetër të enjten në ora 12:00 me format më të vogël në të cilin Mickovski do të ketë mundësinë të shprehet nëse vallë është për një Maqedoni në NATO dhe BE", tha Zaev

Bekim Laci  | 19.07.2018 - Përdıtësım : 19.07.2018
Takimi i liderëve pa rezultat konkret, thirret një tjetër për të enjten Foto: Bekim Laci / AA

Shkup

SHKUP (AA) - Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, pas takimit të liderëve të partive parlametnare, deklaroi se, "Takimi i sotëm i liderëve për tejkalimin e dallimeve mes opozitës dhe pozitës për përgatitjet për referendumin për marrëveshjen me Greqinë, ka rezultuar me pyetjen e referendumit e cila përafërsisht do të jetë e formuluar 'A jeni për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO duke pranuar marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë' ”, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi i liderëve të partive parlamentare në Maqedoni u mbajt pa praninë e përfaqësuesve opozitar të VMRO-DPMNE-së, pasi siç sqaroi kryetari i saj Hristijan Mickovski, takimin e kanë braktisur në shenjë revolte të idesë së qeverisë për të ndryshuar ligjin për zgjedhjen e përbërjes dhe kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) nga 81 deputetë në 61, ndërkohë që u shpreh i pakënaqur edhe nga formati i takimit të liderëve.

“Ne si VMRO shprehëm revoltën tonë nga kjo sjellje dhe treguam arsyet tona përse lëshojmë këtë mbledhje të partive parlamemtare të ftuara. I bëjmë thirrje kryeministrit Zaev që më së voni të hënën të ftojë takim liderësh me praktikën e vjetër, partia më e madhe maqedonase dhe shqiptare në pushtet dhe partia më e madhe maqedonase dhe shqiptare në opozitë të ulen të diskutojnë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me KSHZ-në”, tha Mickovski.

Pas kësaj, takimi vazhdoi, ndërsa pas përfundimit, i vetmi që u prononcuua për mediat ishte kryeministri Zoran Zaev, i cili tha se qytetarët e vendit presin nga liderët politik vendime të cilat do të sjellin një të ardhme më të mirë, për çka partitë të cilat janë për anëtarësim në NATO dhe BE, u zotuan sonte se këtë pritje të qytetarëve do ta bëjnë realitet dhe se pikërisht qytetarët janë ata të cilët në referendum do të përcaktojnë të ardhmen e tyre.

Zaev tha se të gjitha partitë që mbetën deri në fundin e takimit janë për hyrje të vendit në BE dhe NATO, si dhe janë të përkushtuar për një proces të suksesshëm të mbajtjes së referendumit.

“Sonte bisedova me lidërët e partive politike dhe i informova për pyetjen e mundshme të pyetjes së referendumit, e cila përafërsisht do të jetë 'A jeni për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO duke pranuar marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë' ”, tha Zaev, i cili pranoi kërkesën e opozitarit Mickovski për një takim tjetër liderësh me format më të vogël, i cili do të mbahet të enjten në mesditë, pasi siç tha Zaev, kjo çështje është e një rëndësie të madhe për Maqedoninë.

“Nga këtu, kam thirrur një takim tjetër të enjten në ora 12:00 me format më të vogël në të cilin Mickovski do të ketë mundësinë të shprehet nëse vallë është për një Maqedoni në NATO dhe BE dhe nëse mbështet që qytetarët të shprehen lirshëm për të ardhmen e Maqedonisë”, tha Zaev.

Ndryshe në takim morrën pjesë liderët Ali Ahmeti, Bilall Kasami, Afrim Gashi, Menduh Thaçi, Ziadin Sela, Hristian Mickoski, Liljana Popovska, Goran Milevski, Tito Petkovski dhe Lubisav Ivanov-Xingo.

Takimi i liderëve është thirrur nga shkaku i zvarritjes së zgjedhjes së anëtarëve të KSHZ-së, edhe pse partitë ishin dakorduar paraprakisht për emrat e anëtarëve të rinj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın