BALLKANI

Shekerinska: Nga sot, ARM është më e pasur me 26 nëntogerë

Në akademinë “Gjenerali Mihajllo Apostollski”, në Shkup, sot bënë betimin kadetët e rinjë nga klasa e 22-të, ndërsa kolegët e tyrë të cilët tashmë kanë përfunduar këtë proces u avancuan në nëntogërë

Husameddin Gina  | 19.10.2018 - Përdıtësım : 20.10.2018
Shekerinska: Nga sot, ARM është më e pasur me 26 nëntogerë ( Husameddin Gina - Anadolu Agency )

Shkup

SHKUP (AA) - Me anëtarësimin e vendit në NATO, oficerët dhe kadetët e rinj do të kenë mundësinë të punojnë, të avancohen dhe të edukojnë veten e tyre si pjesë e Aleancës ushtarako-politike më të fuqishme në botë, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Radmillla Shekerinska në adresimin e saj gjatë ceremonisë së promovimit dhe betimit të kadetëve nga Akademia Ushtarake, raporton Anadolu Agency (AA).

Në akademinë “Gjenerali Mihajllo Apostollski”, në Shkup, sot bënë betimin kadetët e rinjë nga klasa e 22-të, ndërsa kolegët e tyrë më të vjetër të cilët tashmë kanë përfunduar këtë proces u avancuan në nëntogërë.

Nga 33 kadëtët të cilët bën betimin solemn, 25 janë nga Maqedonia, njëri nga Kosova, katër nga Bosnja e Hercegovina dhe tre nga Mali i Zi.

Po bëheni pjesë e një institucioni i cili gëzon besimin më të lartë në mesin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, theksoi Radmilla Sekerinska.

"Në emër të fillimeve të reja, e kam patjetër të them se anëtarësimi në NATO do të thotë një shans për Maqedoninë, që ajo të ndërtojë një të ardhme të sigurt dhe ekonomi të begatë. Megjithatë anëtarësimi në Aleancë për këta oficerë dhe kadetë të rinj, njëherit është një shans që të punojnë, të avancohen dhe të arsimohen duke qenë pjesë e Aleancës ushtarako-politike më të fuqishme në botë", tha më tej Shekerinska, e cila shprehu kënaqësinë e saj nga fakti se tek oficerët e posapromovuar, shtatë janë femra.

“Prej sot Armata e Republikës së Maqedonisë është më e pasur për 26 nëntogerë, të cilët largohen nga Akademia Ushtarake dhe shkojnë nëpër vende ku në vepër do t’i tregojnë njohuritë dhe aftësitë që kanë marrë pikërisht këtu. Dëshiroj ta shpreh edhe kënaqësinë time si ministre e Mbrojtjes për shkak se në mesin e oficerëve , 7 janë femra, më vjen mirë që 10 nga kadetët e rinjë po ashtu janë pjestarë të gjinisë femrore”, tha Shekerinska.

Në solemnitetin në fjalë u ndanë pllaketa për nëntogerët më mirë të ranguar gjatë studimeve të tyre.

Nëntogeri më mirë i ranguar, Bojan Mikllosh, kujtoi si katër vjet më parë si kadet ka qëndruar gatitu në këtë pistë, për çka inkurajoi kadetë të rinj.

"I inkurajoj të jenë krenarë për dallimin e dukshëm dhe thelbësor nga kolegët e tyre civilë dhe të përpiqen të mësojnë sa më shumë gjatë qëndrimit në bankat shkollore”, tha ai.

Përveç zyrtarëve të lartë, të pranishëm ishin edhe familjarë të shumtë të kadetëve dhe nëntogerëve të rinjë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.